Bojan Jevtiq, ish-toger i Policisë së Kosovës, i dyshuar për veprën penale spiunazh ka pranuar fajësinë.
Prokurori special Bekim Kodraliu, ka thënë se i akuzuari ka pranuar fajësinë në prani të palës mbrojtëse për dy veprat penale.
“I pandehuri ka pranuar fajësinë për veprat penale të spiunazhit dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ka thënë ai.
Kodraliu ka treguar edhe propozimin e Prokurorisë për dënim ndaj Jevtiq, të cilin ka kërkuar që Gjykata ta miratojë.
“Në kuadër të marrëveshjes, Prokuroria i ka rekomanduar Gjykatës, shqiptimin e një dënimi unik për dy vepra penale. Në pajtim me kushtet e akorduara mes palëve. Dënimin plotësues për mos ushtrimin në organet shtetërore për një periudhë prej 5 vitesh, konfiskimin e pasurisë së specifikuar. Prokuroria i propozon gjykatës që të aprovojë propozimin dhe të njëjtën ta marrë për bazë me rastin e aktgjykimit”, tha ai në seancë, raporton teve1.info.
Jevtiq, dyshohet se zyrtarit të BIA-s ia ka mundësuar qasjen në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar policët, sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Ai ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar.



Të tjera
Kurti: Kosovës i duhet një president konsensual
Me kaq vite burgim u dënua spiunj Jevtiq
A bëhet më i vështirë menaxhimi i stresit me moshën?