Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

Shqipe Mjekiqi, ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar ekipit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Mjekiqi i është bashkuar për të kontribuar në  politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.