Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi janë ulur përsëri në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës nën akuzën për veprën penale ‘shmangie tatimore’.
Rasti i shmangies tatimore është pjesë e aktakuzës në të cilën Zeka, Krasniqi dhe Edmond Kërliu akuzoheshin lidhur me rastin e vizave të punës, gjykim për të cilin ishin liruar nga akuzat, por që Gjykata e Apelit kishte kthyer vetëm akuzën për shmangie tatimore për t’u gjykuar përsëri.
Gjykata e Prishtinës, ka marrë aktgjykim dënues për Milaim Zekën për veprën penale të shmangies nga tatimi (pika e pestë e aktakuzës).
Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim prej 1 viti dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale për 2 vite periudhë verifikuese dhe dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë euro.
Gjykata e ka obliguar të pandehurin, Milaim Zeka që Administratës Tatimore të Kosovës të ja kompensoj 81 mijë euro në emër të kompensimit të dëmit.
Kurse për të akuzuarin, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zekën (për pikën 2 të aktakuzës) gjykata mori aktgjykim refuzues pasi prokuroria në fjalën përfundimtare ishte tërhequr nga akuza për këtë pikë.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja e vetme gjykuese, Edita Çanta.
Në seancën e datës 09.06.2026 ishte dëgjuar eksperti financiar, Ilaz Papaj.
Rasti i shmangies tatimore është pjesë e aktakuzës në të cilën Zeka, Krasniqi dhe Edmond Kërliu akuzoheshin lidhur me rastin e vizave të punës, gjykim për të cilin ishin liruar nga akuzat, por që Gjykata e Apelit kishte kthyer vetëm akuzën për shmangie tatimore për t’u gjykuar përsëri.
Rigjykimi ndaj Zekës dhe Krasniqit nuk do të bëhet për akuzat e mashtrimit me viza, por për veprën penale të shmangies tatimore.
Kjo pas vendimit të Apelit të 30 dhjetorit 2023 me të cilin e ka vërtetuar pjesërisht vendimin lirues të Gjykatës Themelore të prillit 2022.
Më 26 prill 2022, Gjykata Themelore kishte marrë vendim që Milaim Zekën, Ilir Krasniqin dhe Edmond Kërliun t’i lirojë tërësisht nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Zeka, Krasniqi dhe Kërliu akuzoheshin për veprat penale mashtrim, pastrim parash (për të cilat ishin liruar nga akuzat), kurse për shmangie tatimore Zeka e Krasniqi janë duke e vazhduar gjykimin.
Raportimet e KALLXO.com, lidhur me këtë rast, mund t’i lexoni duke klikuar në këtë: LINK.



Të tjera
Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja
Arsyeja përse nuk duhet t’i thani rrobat brenda
Pesë mënyra efektive për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit