Shefi i misionit të OSBE-së, Gerard McGurk ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, përcjell KosovaPost.
Ai bëri të ditur se OSBE po vazhdon mbështetjen për digjitalizimin e proceseve kyçe zgjedhore.
Sipas McGurk, zgjedhjet transparente varen nga institucione të forta dhe infrastruktura moderne.
“Ambasadori Gerard McGurk: “Takim produktiv me partnerët e KQZ-së, Kryetarin Kreshnik Radoniqi, para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të mbështesë dixhitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore. Zgjedhjet transparente varen nga institucionet e forta dhe infrastruktura moderne”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Zelensky ripërsërit kërkesën për anëtarësim në NATO: Aleanca do të ishte më e fortë me ne
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë