Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Kosovës, transmeron KosovaPost.
Sipas njoftimit të Presidencës, ambasadori Kraevski i ka përcjellë Haxhiut ftesën e zëvendëspresidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova, për pjesëmarrje në Samitin e 30-vjetorit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
“Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dialogut politik dhe fqinjësisë së mirë si parakushte për stabilitet, siguri dhe përparim të qëndrueshëm në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Haxhiu ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dhe mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës.



Të tjera
Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja
Arsyeja përse nuk duhet t’i thani rrobat brenda
Pesë mënyra efektive për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit