Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit në faqen e tij në Facebook, Maqedonci tha ta ketë ritheksuar përkushtimin e Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate.
“Sot kisha kënaqësinë të pres në Ministri të Mbrojtjes Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton. Gjatë takimit ritheksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate.Diskutuam mbi zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, modernizimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s dhe KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Sipas tij, Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë gjithnjë e më shumë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke avancuar nga një konsumuese e sigurisë në një kontribuese aktive për paqen dhe stabilitetin.



Të tjera
Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja
Arsyeja përse nuk duhet t’i thani rrobat brenda
Pesë mënyra efektive për të reduktuar kohën e kaluar para ekranit