Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në Kosovë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n.
Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale.
“U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Zelensky ripërsërit kërkesën për anëtarësim në NATO: Aleanca do të ishte më e fortë me ne
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë