Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në detyrë Glauk Konjufca, ka pritur në takim Ambasadorin Kevin Hamilton, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit është diskutuar për partneritetin strategjik Kosovë–NATO dhe progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitet e fundit.
“Ambasadori Hamilton riafirmoi mbështetjen për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Zelensky ripërsërit kërkesën për anëtarësim në NATO: Aleanca do të ishte më e fortë me ne
Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në KFOR
Trump: Marrëdhëniet me Turqinë, më të mira se kurrë më parë