Trepça siguroi titullin e kampionit, Kurti: Basketbolli është një nga xhevahirët e qytetit të minatorëve – Ekonomia Online

Trepça siguroi titullin e kampionit, Kurti: Basketbolli është një nga xhevahirët e qytetit të minatorëve

Trepça arriti të siguroi titullin e kampionit në basketbollin kosovar për të tretën herë radhazi pasi mposhti dje në “Sezai Surroi” në Prizren KB Bashkimin në finalen e katërt të serisë së play-offit.

Lidhur me këtë ka shkruar kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke uruar klubin dhe tifozët e Mitrovicës.

Postimi i tij i plotë:

TREpça!

Urime klubit, tifozëve dhe mbarë Mitrovicës për titullin kampione e Kosovës në basketboll, për të tretën herë radhazi.

Basketbolli është një nga xhevahirët e qytetit të minatorëve, që përveçse për industrinë gjithmonë është shquar për traditë në sport, art e kulturë.