Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeminsitrin Albin Kurti se është i lidhur me Serbinë.
“Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!”, shkroi Haradinaj.
Ndaj kësaj akuze ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Ai ia ka kujtuar Haradinajt kohën kur bashkëpunonte me Listën Serbe, madje edhe i falënderonte ata.
Postimi i plotë:
Ramushi paska përsëritur edhe sot një akuzë të rëndë ndaj kryeministri Kurti. Po e quan bashkëpunëtor të Serbisë kryeministrin e Kosovës.
E mua m’u kujtua një kohë kur kryeministri i Kosovës bashkëpunonte fort mirë me bashkëpunëtorët e Serbisë. Madje i falënderonte.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim