Komisioni Evropian ka pranuar letrën e kancelarit gjerman Friedrich Merz, me anë të së cilës ai propozon që shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ukrainës statusi i të ashtuquajturës anëtare e asociauar.
Zëdhënësi i KE-së Gijom Mersije ka deklaruar se mirëpresin faktin që ky diskutim po zhvillohet mes shteteve anëtare, gjë që dëshmon angazhimin e BE-së për ta bërë zgjerimin realitet.
“Është e rëndësishme që ne të përmbushim përfundimin e Bashkimit me të gjitha vendet kandidate që kanë punuar drejt anëtarësimit për shumë vite. Çdo zgjidhje inovative duhet të udhëhiqet gjithashtu nga procesi i bazuar në meritë”, tha Mercier.
Kancelari gjerman, në letër, propozon për Ballkanin Perëndimor qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe lidhje më të ngushta me institucionet e BE-së në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.
Ndërsa për Ukrainën ai propozon një status më të avancuar, të shtetit të asociuar në të gjitha institucionet e BE-së, por pa të drejtë vote.
Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian, do të vazhdohet me angazhimet në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira që do ta bënin Bashkimin Evropian më të fortë dhe më të sigurt./RTK



Të tjera
Edhe bimët kanë tru
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë e Bujqësisë