Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka përfunduar faza e parë e restaurimit dhe konservimit të kullës së Adem Qerim Osdautaj në fshatin Isniq, një monument me rëndësi historike që daton nga fillimi i shekullit XIX.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë në restaurimin dhe mbrojtjen e dëshmive të historisë dhe identitetit kombëtar.
Sipas tij, kulla ka qenë simbol i familjes shqiptare dhe i qëndresës së popullit ndër breza, ndërsa faza përfundimtare e restaurimit pritet të nisë së shpejti.
“Investimi në trashëgimi kulturore është investim në kujtesën tonë kolektive, gjurmët historike, identitetin kombëtar dhe zhvillimin kulturor e turistik të vendit”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Këshillat që duhet pasur parasysh, për një rrezitje perfekte
Pas largimit, Guardiola zbulon gabimin më të madh që bëri te Man City
Përfitimet shëndetësore nga fasulet