Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re të rritur prej 500 euro, përcjell KosovaPost.
Sipas tij, vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ku është vendosur që rritja të mos pritet deri në korrik, kur paga minimale bëhet 500 euro, por të aplikohet menjëherë edhe për nënat lehona.
Kurti ka sqaruar se, për shkak të sesionit të fundit bankar, mund të ketë vonesa të vogla derisa mjetet të reflektohen në llogaritë e përfituesve.
“I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet”, ka shkruar ai.



Të tjera
IKSHP: 20 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, apelohet për vaksinim
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të pijes në Malishevë
Kafeja forcon sistemin tuaj imunitar