Zëra pa fund predikojnë se “Albin Kurti e ka shndërruar Kosovën ashtu si e do Serbia”! Ka disa që thonë se kryeministri i Kosovës “ka mbështetje serbe”! Ndërsa politikanë të opozitës e kanë etiketuar shumë herë si “spiun serb”! Por çfarë përfaqëson në fakt Albin Kurti? Kush është ai? Duke lexuar akuzat sheh pa vështirësi se etiketat që i vihen atij shprehen në kohën foljore të ardhme. Dmth kundërshtarët e tij bëjnë kasandrën, duke parashikuar se çfarë mund të bëjë e mund të jetë Albin Kurti. Ndërkaq, nëse shohim ato që Albin Kurti ka bërë në raportet me Serbinë gjatë këtyre gjashtë vite qeverisjeje, atëherë kemi një panoramë tjetër: – Koha provoi në çdo rast se Kurti kishte shumë të drejtë në vendimet e tij për Kosovën. Koha dëshmoi se masat kundër prezencës serbe në Kosovë jo vetëm nuk destabilizuan vendin dhe rajonin, por e forcuan atë. Gjithkush ka të drejtë ta kontestojë këtë arsyetim timin, por do të doja që secili të përpiqet të kundërshtojë argumentet që po sjell:
Së pari, Kurti erdhi për herë të parë në pushtet më 3 shkurt të vitit 2020. Plot pas katër muajsh, më 3 qershor të atij viti, ai u rrëzua nga pushteti, sepse aleatja e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, u përça dhe një pjesë e saj mori anën e Hashim Thaçit, asokohe president.Kurti dhe Thaçi ishin në konflikt për çështjen e kufijve dhe tjetërsimit të territorit të Kosovës. Një ditë pasi Kurti u rrëzua nga karriga e kryeministrit, presidenti Hashim Thaçi u nis për në Uashington. Do të shkonte në zyrën ovale të Presidentit Trump për të nënshkruar së bashku me presidentin e Serbisë marrëveshjen për ndarjen e Kosovës. Ne e dimë tashmë se çfarë ndodhi atë ditë dhe Thaçi u kthye mbrapsht nga aeroporti i Vjenës e në vend të udhëtonte për në SHBA, zbriti në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.
Dimë gjithashtu se Kurti u rrëzua nga detyra e tij si kryeministër, sepse nuk pranoi ndarjen e Kosovës. Prandaj opozita dhe të gjithë kundërshtarët e Kurtit duhet ta ndajnë mendjen: – Të kuptojnë se kush ishte ose kush është sot me Serbinë. Ata që lobuan dhe punuan për ndarjen e Kosovës, apo Albin Kurti që nuk bëri asnjë lëshim për këtë çeshtje?! Axhenda e ndarjes së Kosovës është kufiri që ndan bashkëpunëtorët e Serbisë nga kundërshtarët e saj. Albin Kurti ishte kundër ndarjes, kundër shkëmbimit të territoreve, kundër ndryshimit të kufijve. Në këtë linjë ishte edhe Ramush Haradinaj, por Ramushi e kishte votuar një shkëputje të territorit të vendit, kur ia dha Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës.
Së katërti. Duhet të shpallen të gjitha donacionet e qeverisë dhe presidentit të Kosovës para qeverisë Kurti 1 për lobim për ndarjen e Kosovës. Mediet nuk e publikuan një pyetje të prokurorit të Hagës për James Rubin, kur i thotë: – Jeni paguar ju zoti Rubin me 52 mijë dollarë në muaj nga i akuzuari, Thaçi, për të lobuar për ndryshimin e kufijve të Kosovës?! Rubin e pranon. Thotë po, por ama më ishte thënë se të gjitha palët politike në Kosovë e në Serbi ishin pajtuar për këtë. Opinioni publik në Kosovë nuk ka asnjë provë se Albin Kurti ka ndërmarrë ndonjë veprim të tillë. Ai nuk ka lobuar kurrë kundër vendit të vet. A është ky fakt një provë e qartë për të dalluar se kush është e kush nuk është argat i Serbisë?!
Për të gjitha këto argumente e të tjera si këto, mbështetja për Albin Kurtin është akt patriotik, në mbrojtje të shtetit e të shtetësisë, të Kosovës e pavarësisë, si dhe të integritetit të saj territorial. Më e lexueshme se sot nuk ka qenë kurrë ajo që ndodh në Kosovë. Ishte vetëm atëherë, kur udhëhiqte Ibrahim Rugova dhe spiunët e Serbisë bënin gjumin letargjik të kohës për t’u ringjallur në kohën e Hashimit, Edit dhe Grennellit!



Të tjera
Mësohet se kur do të martohen Bora Zemani dhe Donald Veshaj – çifti po organizon dasmën në jug të Shqipërisë
Mateo dhe Brikena reagojnë për aludimet për martesë, dy unazat në dorën e saj tërheqin vëmendje
Vizita e kongresistëve amerikanë në Kosovë, profesori zbulon ‘prapaskenat’: Po nis rikthimi i realitetit shqiptar