Mbrëmë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, shpalosi planprogramin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Pas tubimit në Prishtinë, sot Kurti vazhdoi vizitat në familje shqiptare, për ta prezantuar më afër me qytetarët vizionin e tij për shtetin.
Sot, kryeministri në detyrë ishte në fshatin Siqevë të Prishtinës, ku, sipas tij, u diskutua për të ardhmen, planet dhe sigurinë e shtetit.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Pasi e prezantuam plan programin për katërvjeçarin e ardhshëm, mbrëmë vazhduam takimet me qytetarë, shtëpi më shtëpi, për ta shpërndarë sa më shumë vizionin tonë qeverisës.
Në Siqevë të Prishtinës folëm mbi nevojat kryesore të fshatit që lidhen me mungesën e kanalizimit, por edhe për nevojat e shtetit dhe planet tona për të. Folëm për mbrojtje dhe sigurinë, për investimet në ushtri dhe për krijimin e xhandarmërisë, si dhe mbrojtjen sociale përmes mbështetjes për nënat dhe fëmijët, dhe sigurimin e kapaciteve tona prodhuese me mbështetjen gjithnjë e në rritje për prodhimtarinë e bujqësinë.
Çdo vendim e punë që e bëjmë nga pozita në shërbim publik, matet e vlerësohet nga brezat e ardhshëm, nga Kosova që do t’ua lëmë trashëgimi fëmijëve tanë. E ne po punojmë fort, për shtet zhvillimor, prosperues e progresist, që nuk e lë askënd mbrapa. Më 7 qershor, voto 116, Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që të vazhdojmë në rrugën tonë të drejtë e të përbashkët për një shtet për krejt.



Të tjera
Këshilla për një jetë më të mirë nga një prej psikiatërve më të mirë
Mësohet se kur do të martohen Bora Zemani dhe Donald Veshaj – çifti po organizon dasmën në jug të Shqipërisë
Mateo dhe Brikena reagojnë për aludimet për martesë, dy unazat në dorën e saj tërheqin vëmendje