Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, se Shqipëria i çeli kapitujt e anëtarësimit në BE brenda një kohe të shkurtër çka “na bën të ndihemi të inkurajuar por edhe me më shumë përgjegjësi”.
Rama përsëriti përkushtimin dhe dashurinë e Shqipërisë për Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.
“Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në, e pashtershme dhe pa kushte. Një dashuri që shpesh është vënë në provë, por ne jemi të lumtur pasi kemi kaluar një tjetër gur kilometrik”.
“Ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe ishte shumë shpejt. Kaluan nga kjo fazë te nisja e mbylljes së kapitujve. Ndihemi të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që nuk është fundi. Është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër”, tha Rama ndër të tjera, raporton “Euronews Albania”.
Ai tha se ka ardhur momenti për t’u thënë gjithë shqiptarëve që kanë ndjekur IBAR me shumë pasion, dhe kjo fjalë u bë shumë trend”.
“Sot kemi një vend që ka një PBB mbi 27 miliardë euro. E nisëm me 10 mld. Kemi një vend me pagë mesatare 912 euro në privat dhe 1100 në publik. E gjitha kjo lidhet me punën që ne të gjithë po bëjmë. Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe që është i pavarur si kurrë më parë. Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm. Do të jemi pjesë e kësaj familjeje brenda kësaj dekade”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.



Të tjera
Kaq shpesh duhet të bëni ushtrime fizike
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
Carl Jung paralajmëronte: Baballarët që sillen kështu mund ta lëndojnë vajzën për gjithë jetën