Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe për solidaritet, respekt dhe mirësi.
Në një postim në Facebook, Kurti uroi qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë e vlerave njerëzore dhe ndarjes së të mirave me të tjerët.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, qytetarëve tanë, shqiptarëve kudo! Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë”, ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu bëri thirrje që në këtë festë të ndahen të mirat me miqtë, fqinjët dhe nevojtarët, si shenjë mirënjohjeje për bekimet dhe si ushtrim i sakrificës si virtyt i lartë njerëzor.
“Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, përfundon mesazhi i tij.



Të tjera
Mikel Arteta zgjedhet trajneri më i mirë i Premierligës
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashkimi
Hamza uron Kurban Bajramin: Të bashkuar për një të ardhme më të mirë