Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e familjes, unitetit dhe vlerave shoqërore.
Në një postim në Facebook, Hamza uroi që kjo festë të sjellë më shumë afërsi dhe solidaritet ndërmjet njerëzve, duke rikujtuar se forca e shoqërisë qëndron te ruajtja e familjes dhe respektit për njëri-tjetrin.
“Në ditë feste si kjo, duhet gjithmonë ta rikujtojmë se forca jonë më e madhe qëndron te mënyra se si e ruajmë familjen, respektin për njëri-tjetrin, shtetin dhe vlerat mbi të cilat është arritur liria jonë”, ka shkruar Hamza.
Ai theksoi se sfidat dhe krizat janë të përkohshme, ndërsa angazhimi për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë duhet të mbetet i qëndrueshëm.
Hamza shtoi se Kurban Bajrami duhet të shërbejë si frymëzim për më shumë bashkim dhe vendosmëri për ndërtimin e një Kosove me mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje.
“Gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e tij.



Të tjera
Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme
Ushqimet që (nuk) duhet të hamë përpara gjumit
Mikel Arteta zgjedhet trajneri më i mirë i Premierligës