Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Gjatë ditës do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 29 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Kjo javë parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu.



Të tjera
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashkimi
Hamza uron Kurban Bajramin: Të bashkuar për një të ardhme më të mirë
Tre përbërës që ndihmojnë të rinjtë kundër akneve