Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë në kuadër të një turi rajonal.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, zhvillimet politike në vend dhe situata në rajon, me theks të veçantë në stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Delegacioni amerikan një ditë më parë ka vizituar edhe Luginën e Preshevës, ku është njohur nga afër me pozitën e shqiptarëve dhe zhvillimet politike në atë zonë.
Ndërkohë, në një vizitë të ndarë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të presë po sot në Qeveri të njëjtin delegacion amerikan në orën 11:50, sipas njoftimit zyrtar



Të tjera
A do t’ia japë Juventusi edhe një rast Zhegrovës pavarësisht sezonit zhgënjyes?
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, flasin për bashkëpunimin në sport
Njihuni me benefitet e shumta të qepës