Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava mbajti Hytben e Kurban Bajramit.
Para besimtarëve myslimanë, Tërnava bëri thirrje që zemrat e tyre të pastrohen nga urrejtja, përçarja e egoizmi.
“Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë edhe devotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, tha Tërnava. “Andaj në këtë ditë të bekuar, të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, përçarja dhe egoizmi. Le të forcojmë lidhjet familjar e shoqërore, të ndihmojmë nevojtarët e të bëhemi njerëz të paqes”, tha ai.
Myftiu Tërnava ndër të tjera tha se për popullin shqiptar, është shumë e rëndësishme edhe ruajtja e gjuhës shqipe.
“Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humb në histori”, u shpreh ai.
Ai ndër të tjera tha se mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë, po humb besimin e popullit në politikë, duke bërë thirrje që spektri politik të reflektojë.
“Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë”, tha ai.



Të tjera
Pasi ra nga Premierliga, West Ham merr vendim për Nuno Espirito Santo
Pensionohet Kasper Schmeichel, në “Fadil Vokrri” i kishte pranuar dy gola
Mrekullitë e kajsive