Përqafimi i Myftiut e Ipeshkvit, humori i Kurtit, mesazhi i Osmanit për haxhin – Pritja në BIK

Përqafimi i Myftiut e Ipeshkvit, humori i Kurtit, mesazhi i Osmanit për haxhin – Pritja në BIK

Në orët e para të festës, dyert për urime i hapi Bashkësia Islame. Nga aty u dhanë mesazhe për rëndësinë e sakrificës, besimit dhe harmonisë fetare mes njerëzve në vend.
Pijet e ëmbëlsirat u bënë gati.

Kjo është pritja për urime e organizuar nga Bashkësia Islame.
Me mysafirin e parë, mbizotëroi hareja.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji pati një mesazh për politikanët.

Vizitat i vazhduan më pas politikanët.

Duarthatë për urime nuk erdhi ushtruesja e detyrës së presidentes.

Haxhiu, renditi vlerat që përçon feja islame tek njerëzit e që duhet të reflektojnë edhe në veprimtarinë institucionale.

Momentet gazmore vazhduan edhe tek vizita e kryeministrit në detyrë.

Në këtë ditë feste, Kurti theksoi rëndësinë e sakrificës.

Kur për urime erdhi ish presidentja Osmani me bashkëpunëtor, haxhi u bë temë diskutimi.

Ajo potencoi rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame në shtetndërtimin e Kosovës.

Njëri pas tjetrit, erdhën edhe përfaqësuesit e partive politike.

Mes tjerash dhanë mesazhe për harmoninë fetare në Kosovë.

Për urime në BIK erdhën edhe nga Federata e Kickbox-it të Kosovës.