Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur kongresmenin amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Në takim ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Konjufca ka shprehur mirënjohje për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve është ndërtuar në momentet më të rëndësishme për lirinë, sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Ai ka falënderuar kongresmenin Keith Self për angazhimin e tij ndaj Kosovës, përfshirë iniciativat në Kongresin amerikan që mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe adresimin institucional të çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ministri në detyrë ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, duke theksuar se SHBA-ja mbetet aleati kryesor strategjik dhe partner i rëndësishëm historik i Kosovës.



Të tjera
Edhe të kesh shumë kohë të lirë, e dëmshme për shëndetin
Comolli konfirmon Spallettin, Juventusi nuk planifikon revolucion
Wilshere: Arsenal gati për Europën pas titullit në Angli