Për herë të parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan po ofrohen disa shërbime të reja shëndetësore, respektikisht mamografia, PAP testi dhe ultrazeri i gjirit.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Doruntina Hasani, tha se këto shërbime janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore.
“Këto shërbime shumë të rëndësishme janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore”, tha ajo.
Rëndësia e kësaj është se këto shërbime sipas drejtoreshës ofrohen pa pagesë dhe se për gjashtë muaj mamografinë e kanë bërë 475 qytetarë.
Ndërsa, për gjysmë viti PAP Testin e kanë bërë 291 qytetarë.



Të tjera
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të
Në veri janë 154 policë të komunitetit serbë, rendi publik i qëndrueshëm