Një person ka humbur jetën në Prishtinë në mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” rreth orës 20:30.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Pllana.



Të tjera
Si ndikon përdorimi i antibiotikëve në shtatzëni?
Pija që heq kilogramët e tepërta
Jo taka të larta çdo ditë…