Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në kampin Film City në Prishtinë, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të misionit në garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“Takimi shërbeu si mundësi që komandanti të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i vazhdon të mbetet faktor kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve
Të shtëna me a*rmë zj@rri në Prishtinë, humb jetën një person