Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga dita e sotme janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe.
Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe N.P. INFRAKOS.
“Ky aksion përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Tutje, ministria ka bërë të ditur se ky veprim do të ndihmojë në përshpejtimin e rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit.
“Segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit”, thuhet më tej në njoftim.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, falënderoi organet e rendit dhe institucionet për bashkëpunimin dhe realizimin e aksionit.



Të tjera
Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit
Receta e “ilaçit” që trajton mykun e thonjve për katër javë
Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”