Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me formimin e xhandarmerisë, duke thënë se lidhur me krijimin e saj, do të ‘’bisedohet’’ edhe me akterët e tjerë.
I pyetur se a do të jetë edhe KFOR-it pjesë e grupit punues, ai ka deklaruar se pjesë e këtij grupi, do të jenë përfaqësues nga institucionet e vendit, si nga MPB dhe Policia.
‘‘Pjesë e grupit punues janë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pastaj edhe nga Policia, dhe të gjitha institucionet e tjera që merren me sigurinë. Në vazhdimësi ne do të bisedojmë me të gjithë akterët e tjerë, në mënyrë që, të gjitha idetë, sugjerimet, apo modelet të cilat mund të inkorporohen në kuadër të xhandarmerisë ti kemi parasysh’’, ka deklaruar ai.



Të tjera
Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit
Receta e “ilaçit” që trajton mykun e thonjve për katër javë
Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”