Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se hulumtimi i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), që u publikua para disa ditësh, konfirmon shqetësimet që LDK ka ngritur në vazhdimësi.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, duke cituar raportin e IRI, tha se gjithnjë e më pak qytetarë mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre, situatë kjo e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të lartë të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës.
“Dështimi më i madh i Qeverisë është në ‘përmbushjen e premtimeve elektorale’: në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”, ka shkruar Hoti.
Më tej ai tha se “tri problemet më të madha janë: inflacioni, papunësia dhe kujdesi shëndetësor”.
“Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur. 60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta. Korrupsioni është i lidhur me qeverinë”, ka shkruar Hoti.



Të tjera
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të
Në veri janë 154 policë të komunitetit serbë, rendi publik i qëndrueshëm