Kontingjenti gjerman i KFOR-it vazhdon të shërbejë në misionin më jetëgjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke kontribuar çdo ditë në paqe, stabilitet dhe siguri në Kosovë dhe në rajon, transmeton KosovaPost.
Gjatë një patrullimi të rregullt, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, iu bashkua ushtarëve gjermanë për të parë nga afër misionin e tyre dhe përgjegjësitë e përditshme në terren.
Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë i kontingjentit gjerman me partnerët ndërkombëtarë mbeten shembull i qartë i dedikimit dhe shërbimit.
“Një falënderim i sinqertë për të gjithë pjesëtarët e shërbimit për përpjekjet e tyre të palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.



Të tjera
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 miliard euro për ushtrinë dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Haradinaj nga Gjakova: Kosova s’është mirë, duhet bërë më e mira për ta nxjerrë nga kjo gjendje
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqebardhë – historia nuk rishkruhet