Kosovar Azemi, djali i dëshmorit Nijazi Azemi, ka deklaruar se është ndaluar dhe gjobitur nga autoritetet policore gjatë një kontrolli rutinë, për shkak të mbajtjes së simbolit të UÇK-së në targa të automjetit.
Ai ka thënë se gjatë ndalimit i është shqiptuar gjobë dhe se ka kërkuar që në dokumentin zyrtar të specifikohej arsyeja e masës “për simbolin e UÇK-së”, por sipas tij një gjë e tillë nuk është pranuar nga zyrtarët.
Në reagimin e tij publik, ai ka theksuar se simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përfaqëson nderin dhe sakrificën e familjes së tij dhe të luftës çlirimtare, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit të rastit.
Ai ka shtuar se ndihet i indinjuar që, sipas tij, një simbol i tillë trajtohet si shkelje brenda Kosovës, shtetit që u krijua pas luftës së UÇK-së.
Bazuar në Ligjin nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor (Kosovë) që lidhet me mbulimin e targave (përfshirë stikera, ngjitëse, çdo mbulim): “Nuk lejohet që targat e regjistrimit të mbulohen, të ndryshohen apo të bëhen të palexueshme”.
E sipas ligjit qytetari Kosovar Azemi nuk përkon me shkelje ligjore, pasi sipas fotografisë dhe videoincizimit, ai nuk ka mbuluar simbolin e flamurit. Stikeri është ngjitur skaj simbolit, por jo mbi të/Telegrafi.




Të tjera
Djali i dëshmorit: Policia më gjobiti pse kam vendosur logon UÇK në targa
Aplikimi për 100 euro, kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI)
Vuçiqit me tone kërcënuese pas mbylljes së institucionit ilegal në Zveçan: Do të presim “momentin e favorshëm” për veprim