Kosovar Azemi, djali i dëshmorit Nijazi Azemi, ka deklaruar se është ndaluar dhe gjobitur nga autoritetet policore gjatë një kontrolli rutinë, për shkak të mbajtjes së simbolit të UÇK-së në targa të automjetit.
Ai ka thënë se gjatë ndalimit i është shqiptuar gjobë dhe se ka kërkuar që në dokumentin zyrtar të specifikohej arsyeja e masës “për simbolin e UÇK-së”, por sipas tij një gjë e tillë nuk është pranuar nga zyrtarët.
Në reagimin e tij publik, ai ka theksuar se simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përfaqëson nderin dhe sakrificën e familjes së tij dhe të luftës çlirimtare, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit të rastit.
Ai ka shtuar se ndihet i indinjuar që, sipas tij, një simbol i tillë trajtohet si shkelje brenda Kosovës, shtetit që u krijua pas luftës së UÇK-së.
Bazuar në Ligjin nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor (Kosovë) që lidhet me mbulimin e targave (përfshirë stikera, ngjitëse, çdo mbulim): “Nuk lejohet që targat e regjistrimit të mbulohen, të ndryshohen apo të bëhen të palexueshme”.
E sipas ligjit qytetari Kosovar Azemi nuk përkon me shkelje ligjore, pasi sipas fotografisë dhe videoincizimit, ai nuk ka mbuluar simbolin e flamurit. Stikeri është ngjitur skaj simbolit, por jo mbi të/Telegrafi.




Të tjera
Për të humbur peshë, ndryshoni shprehitë
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitrovica”, borxhi kishte arritur në 21 milionë euro
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 miliard euro për ushtrinë dhe dyfishim të shtesave për fëmijë