“Transformim i madh në jetën e saj” – Shkëndije Mujaj rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete sociale

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes publike, Shkëndije Mujaj është shfaqur sërish në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje krejt ndryshe nga ajo e dikurshmja.

Ajo ka publikuar një moment ku shihet në lutje, duke reflektuar ndryshimin e madh në stilin e jetesës dhe në mënyrën e të jetuarit të saj.

Shkëndije Mujaj, e cila dikur ishte ndër figurat më të komentuara të showbizit për paraqitjet e saj ekstravagante, sot shfaq një imazh më të qetë dhe tërësisht të ndryshuar, shkruan Botaelajmeve.info.

Sipas raportimeve, ajo prej vitesh i është përkushtuar një jete më të rezervuar dhe praktikimit të fesë islame, ndërsa paraqitja e fundit ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale për transformimin e saj.