Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) për Strategji, Plane dhe Politika, ka zhvilluar këtë muaj vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor, përcnell KosovaPost.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe koordinimin shumëvjeçar në funksion të forcimit të sigurisë në Evropën Juglindore.
McKinney theksoi se progresi i arritur së bashku pasqyron angazhimin e përbashkët për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.
“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e angazhimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë”, ka deklaruar ai.
Në takim u ritheksua mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.



Të tjera
Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institutit Albanologjik
65 zyrtarë policorë trajnohen për “Ballafaqimin me turma” në Vrellë
Si ta bësh një mashkull tëndin përgjithmonë