Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në zonën kufitare të Tresavës në Leposaviq, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti tip furgon që ai drejtonte, janë gjetur rreth pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca të ngarkuara në mjet.
Gjatë procedurave policore, i dyshuari ka deklaruar se kishte tentuar të kalonte nga territori i Kosovës drejt Serbisë jashtë pikave të autorizuara kufitare.
Pas konsultimit me prokurorin e rastit, mallrat janë konfiskuar dhe janë dërguar në procedurë doganore, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.



Të tjera
A është uji i gazuar hidratues si ai natyral?
Arsenali organizon paradë madhështore për titullin në Angli, pavarësisht humbjes nga PSG
“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull