Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj, siç ka thënë ai, përdorimit të fëmijëve në fushatë zgjedhore.
“Vajzën e vet e ka qu shumë larg tymit toksik që e thithin çdo ditë fëmijët tanë në Kosovë, e që ai, për gjashtë vjet në pushtet, nuk bëri asgjë serioze me përmirësu, e i ndaloj edhe projektet tjera të energjisë që e kishin përmirësu gjendjen”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka thënë se “Fëmiun e vet e ka çu larg, shumë larg, shkollave publike që i keqmenaxhon prej gjashtë vitesh. Larg edhe spitaleve publike që në raste i ka lënë pa barna, madje edhe për pacientët me kancer”.
“Vajzën e vet e ka siguru e rehatuar me të gjitha të mirat. E fëmijët e Kosovës? Pa asnjë fije turpi, i keqpërdor në fushatë zgjedhore për një grusht vota”, ka deklaruar ai.
Sipas Muharremit, “Ky është një veprim i ulët politik, e gjithashtu edhe dështim moral dhe njerëzor që tregon sa larg mundet me shku etja për pushtet”.
“Turp për secilin politikan që i instrumentalizon fëmijët për propagandë! Sidomos për një kandidat për kryeministër, të cilit ky vend i ka dhënë gjithçka, ndërsa ai mendon vetëm për votën e radhës dhe abuzon me çdo gjë që i del përpara”, ka shkruar ai.
Në fund, Muharremi ka bërë thirrje: “Më 7 qershor, ndëshkojini masivisht me votë”.



Të tjera
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje dhe kujdes
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumit në Kaçanik
Si të zgjoheni gjithë energji çdo mëngjes