Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se votimi me asistencë lejohet vetëm për votuesit që, për shkak të aftësisë së kufizuar, nuk mund ta plotësojnë vetë fletëvotimin apo ta hedhin atë në kuti, si dhe për votuesit e verbër që nuk dinë ta përdorin alfabetin Braille.
KQZ bën të ditur se ky proces realizohet me ndihmën e një personi të zgjedhur nga vetë votuesi, duke respektuar kriteret e përcaktuara ligjore për asistuesin.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të informohen paraprakisht për procedurat dhe mundësitë e mbështetjes në vendvotime, në mënyrë që procesi i votimit të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt.



Të tjera
Konsumoni lulelakra për shëndet të mirë mendor
Nga sot, transaksionet mbi 2 mijë euro duhet të kryhen vetëm përmes bankës
Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë