Nga 1 qershori 2026 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja që ndalojnë kryerjen e pagesave me para të gatshme për shuma mbi 2 mijë euro.
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha transaksionet që tejkalojnë këtë vlerë, qoftë ndërmjet bizneseve apo ndërmjet bizneseve dhe individëve, duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
Sipas ATK-së, masa synon rritjen e transparencës financiare, formalizimin e ekonomisë dhe parandalimin e transaksioneve të paregjistruara.
Institucioni ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtij kufizimi mund të rezultojë me ndëshkime sipas legjislacionit në fuqi, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të shmangin pagesat cash mbi limitin e lejuar.
Rregullat e reja vlejnë për të gjitha transaksionet që tejkalojnë shumën prej 2 mijë eurosh dhe obligojnë përdorimin e kanaleve bankare ose metodave elektronike për realizimin e tyre.



Të tjera
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje dhe kujdes
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumit në Kaçanik
Si të zgjoheni gjithë energji çdo mëngjes