E ardhmja e mesfushorit Ardon Jashari te skuadra e Milanit nuk është aspak e sigurtë, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.
Bëhet e ditur se te Milani po shqyrtojnë shitjen e Jasharit këtë verë, pasi 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave brenda dhe jashtë Italisë.
Roma, Atalanta, Como e Juventusi po monitorojnë situatën e Jasharit, i cili po kërkohet edhe në Bundesligën e Gjermanisë.
Te Milani nuk kanë caktuar një çmim për Jasharin, të cilin e transferuan verën e shkuar për gati 40 milionë euro nga Brugge.
Jashari në sezonin e parë te skuadra italiane regjistroi vetëm 17 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2030.



Të tjera
Yoga ndihmon pacientët e operuar në zemër të jetojnë më gjatë
Kusari-Lila: Po finalizojmë Ligjin për Tregtinë e Brendshme për të forcuar pozitën e produkteve vendore
VV: “Anembanë” – transporti publik kudo në Kosovë