Është shpallur lista e nominimeve në MTV Music Video Awards 2024.
Ceremonia vjetore, e cila nderon yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, do të mbahet më 11 shtator.
Taylor Swift ka kryesuar me nominime këtë vit, ku është nominuar në gjithsej 10 kategori.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po ashtu është nominuar në tri kategori.
Ajo edhe sivjet u nominua për ‘këngën më të mirë pop’, për ‘koreografinë më të mirë’ në “Houdini” që u realizua nga ‘Charm La’Donna’ si dhe për ‘kinematografinë më të mirë’ nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”.
Krijuesja e hitit “Levitating” e ka ndarë lajmin e gëzueshëm edhe me ndjekësit në Instagram.
Në 2021, Dua ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori.

Të tjera
Emilija Rexhepi propozohet nga komuniteti jo serb për nënkryetare të Kuvendit
VV dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së
Emilja Rexhepi zgjedhet nënkryetare Kuvendit