Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 20:20, kur gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari dyshohet se posedonte një patentë-shofer të Serbisë të falsifikuar.
Pas procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.



Të tjera
Konate një hap larg Real Madridit, pritet vetëm rizgjedhja e Florentino Perezit02.06.2026 16:09
Botërori nis me ritëm të çmendur: 80 ndeshje në vetëm 27 ditë
Në moshën 40 vjeçare, Milner i jep fund karrierës