Futbollisti James Milner ka njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 40-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere që ka zgjatur mbi dy dekada në nivelet më të larta të futbollit anglez.
Milner ka luajtur 24 sezone në Premier League, duke qenë pjesë e skuadrave si Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton.
Në reagimin e tij pas pensionimit, ai ka falënderuar klubet, shokët e ekipit, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij, duke theksuar se ka qenë me fat që ka përjetuar momente të paharrueshme në futboll.
Gjatë karrierës së tij, 40 vjeçari ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë Premier League me Manchester City dhe Liverpool, si dhe UEFA Champions League.
Ai mbetet një nga futbollistët me më së shumti paraqitje në historinë e Premier League.



Të tjera
Ariola me ndryshime të Liverpool, kërkon pesë largime dhe katër transferime të reja
Produktet kosovare fitojnë njohje ndërkombëtare për origjinën e tyre
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-në