Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të hartojë projektligjin për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës, përcjell Kosova Post.
Sipas Muratit, kjo bankë do të ketë rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit, duke lehtësuar qasjen në financa për prodhuesit, eksportuesit dhe projektet e tjera zhvillimore.
“Me Bankën Zhvillimore, kreditimi i prodhuesve, eksportuesve dhe projekteve zhvillimore me kushte të favorshme financiare do të jetë shumë më i lehtë”, ka deklaruar Murati.
Themelimi i Bankës Zhvillimore ka qenë një nga zotimet e Qeverisë për të rritur mbështetjen financiare ndaj sektorit privat dhe për të nxitur investimet e qëndrueshme në ekonomi.



Të tjera
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të falsifikuar nga Kina
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit nuk është injoruar
Arr*estohen tre persona për vj*edhje të rënda në Prishtinë