Ibrahima Konate është shumë pranë transferimit te Real Madridi.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, mbrojtësi francez ka arritur një marrëveshje në parim me klubin madrilen për një kontratë katërvjeçare dhe tani mbetet vetëm finalizimi i procedurave pas zgjedhjeve presidenciale te “Los Blancos”.
Raportohet se presidenti aktual, Florentino Perez, i cili konsiderohet favorit i madh për t’i fituar zgjedhjet e 7 qershorit, ka mbyllur personalisht marrëveshjen me Konaten. Në rast të rizgjedhjes së tij, transferimi pritet të zyrtarizohet menjëherë.
Mediat pranë Real Madridit bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi francez ka pranuar një kontratë katërvjeçare, ndërsa klubi e sheh atë si një pjesë kyçe të rindërtimit të repartit defensiv për sezonet e ardhshme.
Konate do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij, duke i dhënë Real Madridit mundësinë të realizojë një tjetër transferim të madh pa paguar dëmshpërblim, pas strategjisë që ka ndjekur edhe në vitet e fundit.



Të tjera
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të falsifikuar nga Kina