Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dispozita e Ligjit për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, e cila ka nxitur reagime ditëve të fundit, nuk është e re dhe buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Ahtisaarit.
Në një konferencë për media, Sveçla tha se opozita po kritikon një dispozitë që vetë e kishte bartur në dispozitat themelore të Kushtetutës në vitin 2012.
“Ditëve të fundit janë bërë deklarime të shumta lidhur me Ligjin për Shtetësinë e Republikës së Kosovës. Për shkak të interesimit publik, është e rëndësishme të sqarohen disa fakte themelore, posaçërisht lidhur me nenin 31 të këtij ligji. Së pari, neni 31 i Ligjit për Shtetësinë e vitit 2026 nuk është një dispozitë e re. Ky nen është pjesë e dispozitave themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 155 që derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Kjo e drejtë nuk është krijuar apo njohur nga kjo qeveri dhe nuk është futur për herë të parë me ligjin e ri, ashtu siç eksponentët e opozitës po e proklamojnë”, tha ai.
Sveçla theksoi se kjo dispozitë ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008.



Të tjera
Si të mbrohemi nga alergjitë prej pluhurit?
Policia paralajmëron kufizime në trafik gjatë vizitës së António Costës
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008