Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar për vizitën e tij në Kosovë si dhe takimet me ushtruesen e detyrës së Presidentit në Kosovë, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe udhëheqësit e partive opozitare.
Ai ka shkruar se derisa Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme të dielën, mesazhi i tij është që “partneriteti ynë vjen me përgjegjësi”.
Costa i ka inkurajuar udhëheqësit politikë që të bëjnë integrimin në BE dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët.
Presidenti i KE-së ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale.
“Sot jam në Prishtina për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën. Do të takohem me Presidentin në detyrë.@albulenahaxhiu_, Kryeministri në detyrë@albinkurti dhe udhëheqësit e partive opozitare. Ndërsa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Costa në platformën “X”



Të tjera
Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”
Shkëndija dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa
Ndonjëherë edhe miqtë e mirë na lëndojnë