Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova ka mirëpritur vizitën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Prishtinë.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Palatova tha se vizita e Costës vjen para takimeve të tij me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të Kosovës, si dhe në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më vonë gjatë kësaj jave.
“I nderuar për mirëseardhjen @eucopresident në Prishtinë sot përpara takimeve të tij me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të Kosovës dhe Samitit BE-Ballkani Perëndimor më vonë këtë javë. Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Palatova.
Ajo ka theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian mbetet një mundësi konkrete për vendet e rajonit, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve në Kosovë në kuadër të avancimit të agjendës evropiane



Të tjera
Receta e veçantë e supës me arra dhe hudhra
Costa: Integrimi në BE kërkon përgjegjësi dhe bashkëpunim politik në Kosovë
Zyrtare: Hojlund bëhet përfundimisht lojtar i Napolit