Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Në total, Komisioni Disiplinor pranë FFM-së i ka shqiptuar dënim në para prej 105 mijë eurove skuadrës shqiptare nga Tetova.
Fillimisht, Shkëndija ka marrë dënim prej 15 mijë eurosh për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në finale të Kupës kundër Sileksit.
Shkëndija gjithashtu është dënuar me 30 mijë euro dhe me përjashtim nga garat e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2026/27 për shkak të refuzimit për ti pranuar medaljet në ceromoninë zyrtare në finale dhe për shkak të sjelljes dhe mungesës së respektit ndaj personave zyrtare dhe ekipit kundërshtarë.
Dënimi tjetër prej 30 mijë eurove dhe katër ndeshje pa publik ka të bëjë me mosrespektimin e himnit të shtetit, përkatësisht fishkëllimave dhe sjelljes diskriminuese gjatë finales së Kupës së Maqedonisë.
Përveç Shkëndijës, nga FFM është dënuar edhe Vardari me 15 mijë euro dhe Sileksi me 5 mijë euro./Sportmania/



Të tjera
Takimi Kurti-Costa, Qeveria: Kosova, e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Ministria e Financave del me njoftim për 100€ e punëtorëve të sektorit privat
Një dietë e shëndetshme për të rënë nga 1 kg çdo ditë