Procesi për përfitimin e subvencionit prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat është ende në fazën e aplikimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave nuk ka nisur.
Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se afati për aplikim mbetet i hapur deri më 5 qershor, prandaj aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për numrin e përfituesve.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, tha se vetëm pas përfundimit të afatit do të mund të dihet numri i saktë i aplikuesve.
Ju njoftojmë se aplikimi është i hapur deri më 5 qershor. Vetëm pas përfundimit të afatit për aplikim mund të kemi të dhëna të sakta”, ka deklaruar Shahini.
Ndryshe, qeveria ka miratuar masën për mbështetjen e punëtorëve të sektorit privat me nga 100 euro, ndërsa pagesat pritet të ekzekutohen pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe verifikimit të të dhënave.



Të tjera
Ministria e Financave del me njoftim për 100€ e punëtorëve të sektorit privat
Një dietë e shëndetshme për të rënë nga 1 kg çdo ditë
Pas vendosjes së tabelave, Pacolli: Mos keni merak, veriu është Republikë e Kosovës