Loredana ka kërkuar lirimin e Noizyt pasi reperi është arrestuar në Lezhë nga autoritetet shqiptare të cilët kanë vepruar në bashkëpunim me policinë e Kosovës.
Artisti u shpall në kërkim për shkak se akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” për një rrahje që ka ndodhur ditë më parë në një klub nate në Pejë, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni.
“Free Noizy”, ka shkruar reperja në Instagramin e saj ku edhe ka postuar foton e artistit shqiptar.

Pos Noizyt, është arrestuar edhe DJ Crax, ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Stresi.



Të tjera
Vini syze dhe buzëqeshni, nëse dëshironi të nisni me disponim ditën suaj
Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën
Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë